Shaqiri i përgjërohet Kloppit: Të lutem, dua të luaj në Beograd

Xherdan Shaqiri dëshiron që të jetë me çdo kusht në Beograd për të luajtur kundër Crvena Zvezdës më 6 nëntor.

Liverpooli mposhti Crvena Zvezdën në mesjavë në ‘Anfield’ me rezultat 4-0, në një ndeshje ku titullar ishte Shaqiri, shkruan GazetaMetro.

‘Të Kuqtë’ më 6 nëntor në kuadër të Ligës së Kampionëve do të ballafaqohen përsëri me skuadrën serbe, kësaj radhe në stadiumin e Crvena Zvezdës.

27 vjeçari në ndeshjen e luajtur në Anfield u fishkëllye nga tifozë të paktë serbë që ishin në stadium, madje kishte të tillë që edhe e shanin atë me nënë në gjuhën shqipe.

Klopp mund ta lë në shtëpi Shaqirin për ndeshjen që Liverpooli do ta luajë në Beograd pasi të gjithë e dinë se ai nuk është i mirëpritur në Serbi.

Por, Shaqës nuk i intereson nëse do të vërshëllehet nga serbët, ai dëshiron me çdo kusht që të jetë i përfshirë me skuadrën e Liverpoolit për përballjen me Zvezdën e Beogradit.

“Nuk më intereson se çka po flasin njerëzit e çka po shkruhet për mua. Unë dua të jem në Beograd për futboll dhe për Liverpoolin” ka thënë Shaqiri.