Shaqiri tallet me serbët: Ata nuk kanë kualitete

Liverpool në mënyrë rutinore mposhti C.Zvezdën në Anfield dhe tani po pret një revansh në “Marakana” në Beograd.

Shaqiri ka vlerësuar se ndeshja kundër ekipit beogradas nuk do të jetë e vështirë për ekipin e tij.

“Unë nuk mendoj se Zvezda është një kundërshtar shumë i cilësisë së lartë, të jem i sinqertë. Nuk shqetësohem për ndeshjen në Beograd,” tha Shaqiri, sipas mediave britanike.
Ai tha hapur se ndjehet i lidhur me Shqipërinë, një vend që është në “marrëdhënie të tensionuara” me Serbinë. Megjithatë, lojtari i Liverpoolit mendon se e gjitha kjo i takon së kaluarës.

Shaqiri, para ndeshjes me Serbinë në Botërorin në Rusi, tregoi flamurin e Kosovës në këpucët e tij dhe më pas shënoi golin për Zvicrën duke festuar me shqiponjë.

“Çdo gjë që ka ndodhur në Kupën e Botës është një e kaluar për mua, dhe kjo do të jetë vetëm një lojë futbolli për mua. Futbolli është futboll, politika është politika, unë shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk do të bëj asgjë tjetër “, ka thënë ai.

Crvena Zvezda-Liverpool takohen të martën, duke filluar nga ora 18.55.