Shpërthen zjarri në qendrën stërvitore në Brazil, 10 lojtarë të vdekur

10 persona kanë vdekur ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas shpërthimit të zjarrit, në qendrën stërvitore Flamengo në Brazil.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen, mosha e të vdekurve ishte 14, 15 dhe 16 vjeç, kurse identiteti i të lënduarve nuk është bërë i ditur.

Ekipet e zjarrfiksëve kishin dal në orën 5 në vendin e ngjarjes, në vendin e quajtur Ninho de Urubu të klubit të Flamengos që gjendet në Rio de Janeiro, nga ku është raportuar se ka filluar zjarri teksa lojtarët po flinin në konvikte.