Tifozët e Liverpoolit nervozohen keq me Kloppin: I dalin ne mbrojtje Shaqirit

Tifozët e Liverpoolit besojnë se Jurgen Klopp ka gabuar që e la në bankë rezervë Xherdan Shaqirin për ndeshjen ndaj Parisit.

Liverpooli u mposhtë më rezultat 2-1 nga PSG në ndeshjen e vlefshme për Grupin C dhe tani gjërat për anglezët nuk qëndrojnë mirë pasi në ndeshjen e fundit duhet ta mposhtin patjetër Napolin për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Liverpoolit janë të pakënqur me tretmanin që po ia bën Kloppi futbollistit me prejardhje shqiptare.

Shaqiri mbrëmë u aktivizua në 13 minutat e fundit të ndeshjes në vend të James Milnerit.

27 vjeçari nga Zhegra vlerësohet lartë nga tifozët e klubit të madh anglez. Disa prej tyre për humbjen ndaj PSG-së akuzojnë Kloppin se nuk bëri mirë duke lënë në banëk Shaqën.

“Vendimet e trajnerit na kushtuan, përderisa kishim në stol lojtarë si; Fabinho, Shaqiri e Keita”, shkruan një tifozë në “tëitter”, teksa një tjetër beson se “Shaqiri është 10-shi më i mirë dhe mbrëmë është dashur të luajë nga fillimi”.