Tifozi serb e shan me nënë Shaqirin

Lojtari kosovar Xherdan Shaqiri ka shkëlqen të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku Liverpool e turpëroi keq skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, pasi e mposhti 4-0.

Në këtë ndeshje Shaqiri dhuroi asist në golin e dytë të ndeshjes të realizuar nga Salah.

Por futbollisti shqiptar është fyer dhe ofenduar keq nga tifozët serb të cilët po e ndiqnin ndeshjet nga shkallët e stadiumit në “Anfield”.

Në momentin kur Shaqiri është pranë tifozëve një serb dëgjohet duke iu drejtuar Shaqirit me fjalë fyese, madje ofendimi ishte në gjuhën shqipe në mënyrë që ta kuptonte më lehtë “ylli” i Liverpoolit që nuk reagoi fare.