Xhaka e kujton Salan pasi trupi i tij u gjet i vdekur

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i është bashkuar yjeve të tjerë të futbollit për ta kujtuar futbollistin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, vdekja e së cilit u konfirmua dje.

Xhaka ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit në ndeshjen kundër Cardiffit, më 30 janar. Kjo kishte qenë ndeshja e parë për Cardiffin që nga lajmi për zhdukjen e futbollistit argjentinas.

Arsenali e kishte nderuar Salan duke e futur edhe atë në mesin e lojtarëve të zgjedhur për atë ndeshje. Pas lajmit për gjetjen e trupit të tij, Xhaka e ka kujtuar Salan përsëri, këtë herë përmes një postimi në Instagram.

“Kjo është me të vërtetë tragjike. U prefsh në paqe, Emiliano Sala”, shkruan Xhaka.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe dje u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala.