Zbulohen dy lojtarët që Mourinho synoi t’i transferonte gjatë verës

Fabio Capello ka thënë se Jose Mourinho i ka treguar për dy lojtarët që ai dëshironte t’i transferonte me çdo kusht verën e kaluar.

Është e ditur tashmë se portugezi gjatë gjithë afatit kalimtarë kërkonte ta përforconte repartin defanzivë.

“Ai donte të nënshkruante me dy mbrojtës. Njëri ishte Milan Skriniar, tjetri ishte Kalidou Koulibally” ka thënë Capello, duke bërë kështu të ditur të preferuarit e Mourinhos.

Manchester ka në dispozicion lojtarë si Lindelof, Smalling, Jones e Bailly, por duket se asnjëri nuk i përmbush kërkesat e portugezit.