Zidane premto kthimin te Juventusi

Ish trajneri i Real Madrid, Zidane nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në Juventus në cilësinë e trajnerit.
Kjo deklaratë e tij ka krijuar pasiguri tek trajneri ia aktual i Juventusit, Allegri.

Zidane te Juventus? Përse jo. Francezi duket se ndez ëndrrat e tifozëve bardhezinj, ku me anë të një videomesazhi në drejtim të mbështetësve të tij torinez lë shumë dyer e hapësira të hapura për atë që do të ishte rikthimi i tij i madh në Torino.

Ish-tekniku i Realit të Madridit, i cili vjon të jetojë në kryeqytetin spanjoll u drejtohet me fjalë që tingëllojnë të ëmbla mjalt për veshët e tifozëve bardhezinj duke premtuar se shumë shpejt ai do të rikthehet në Torino.

“Ju përshëndes të gjithëve nga Madridi duke ju uruar të jeni mire. Shpresoj që të shumë shpejt të vij e të shpenzoj kohë më ju,  Forca Juve” janë fjalët e teknikut që tingëllojnë një mesazh dashurie për të cilin drejtuesit bardhezinj që janë gjithnjë vigjilent për të pëfituar nga momente të tilla kyçe mund të shfrytëzojnë për ta bërë të ardhmen e bardhezinjve edhe më premtuese. Gjithnjë nëse diçka të tillë do ta lejojë Allegri.