Take a fresh look at your lifestyle.

Detaje prekëse: Personi që vdiq sot në Komoran ishte 22 vjeç, goditi shtyllën e betonit

168

Gazeta Express20/07/2020 14:24
Sot rreth orës tetë të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradën Komoran – Prishtinë

Në aksident është përfshirë një veturë e cila nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ka prishur rrethojën mbrojtëse dhe pastaj është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.

Vdekjen e një personi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

Mësohet se shoferi ishte një djalë 22 vjeç dhe ishte duke vozitur BMW X6. /gm/

Leave A Reply

Your email address will not be published.