Clinton mirëpritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur ish-presidentin amerikan, Bill Clinton me një ceremoni shtetërore.

Gjatë këtij takimi, Thaçi do ta dekorojë Clintonin me ‘Urdhrin e Lirisë’.

Para hyrjes në Presidencë, Clinton është duartrokitur nga qytetarët të cilët i kishin dal në pritje.

Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë për media.

Clinton po qëndron në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të vendit.