Daut Haradinaj paralajmëron Gent Cakajn për kufijtë: Vëri fre gojës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, që të tregohet i kujdesshëm dhe ‘të mbajë gojën’ kur flet për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin ‘A Shoë’, Haradinaj tha se e njeh Cakajn si djalë të ri, ambicioz dhe të përgatitur, por ai nuk ka mandat të flasë për territoret e Kosovës.

“Është djalë i ri, ambicioz dhe i përgatitur. Duhet t’i vendosë fre gojës sepse nuk ka mandat ai të flasë për territore të Kosovës. Mua më kanë thënë që nuk e ka deklaruar me vetëdije për shkëmbimin e territoreve. Këto kufij janë vendosur me gjak dhe kushdo që do i prekë do e pësojë njësoj”, u shpreh Haradinaj.

Daut Haradinaj, i cili është vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, deklaroi gjithashtu se Kosova pret më shumë nga kryeministri Rama, pasi nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, presin vetëm të këqija.