Fatma shpërthen në lot në barakën e familjes. Elvis: Nuk marr dot frymë brenda!

Ashtu siç i kishte premtuar, Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten Fatmën u rikthyen në barakën e familjes Saraçi. Nuk kam fjalë për kushtet ku ku banoni u thotë Elvisi.

Elvisi i drejtohet gruas, Dashurisë: Me ne janë disa miq, do ju takojnë, Fatma do ju shoqërojë për tu marrë fëmijëve disa rroba të reja.

Por Fatma nuk i ka mbajtur dot lotët pasi preku nga afër realitetin e dhimbshëm të familjes Saraçi.

Ndërkohë Sidrit Bejleri dhe producenti ekzekutiv i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ilir Hoxholli po bisedojnë me anëtaret e familjes Mara. “Super surprizë” i thotë Sidriti zotit Venetik Mara.

“Nuk kemi bërë ndonjë jetë luksi, por ne kemi vuajtur shumë, pse të vuajnë edhe kjo familje. Mua me del nga shpirti, duam ta bëj këtë”

Shiheni dy video më poshtë dhe shikojeni befasinë për familjen.