Haradinaj i nervozuar me Thaçin: Në mëngjes thoshte taksa nuk hiqet, në mbrëmje…

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur edhe njëherë lidhur me konfliktet verbal me presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të largim, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një intervistë në Televizionin Publik tha se shpesh nuk e ka ditur se cili thaç po fliste kur në mëngjes thoshte se taksa duhet të qëndroj e në mbrëmje duhet të hiqet.“Nuk ka pasur përplasje ka pasur konflikte verbal. Thaçi në mëngjes e hiqte taksën më vonë nuk e hiqte. Në Kosovë fliste ndryshe në Bruksel fliste ndryshe. Nuk e di se cili Thaç ka folur, por presidenti duhet ta ruaj unitetin”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku tha se nuk do të shkojnë më në Bruksel për teket e ndonjë diplomati.

“Nuk do të shkojmë më në Bruksel për teket e një diplomati dhe temat e Beogradit. Ne kemi pasur shumë marrëveshje të cilat edhe sot nuk implementohen. Ne gjithë po e kritikojmë punën tonë por asnjëherë s’po e kthejmë drejt Serbisë”, tha ndër të tjera Haradinaj.