I nxehti afrikan nuk do të largohet, temperaturat do të arrijnë vlerën kulminante

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një valë e nxehti me temperatura të larta.

Pritet që në fundjavë dhe gjatë javës që vjen, i nxehti afrikan do të “mbështjellë” vendin tonë.

Temperaturat do të arrijnë deri në 40 Gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se nga dita e Hënë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të temperaturave duke bërë që javën e ardhshme të kulmojnë me vlerat 35-40 Gradë Celsius