Ja çfarë ndodhi me të miturin i cili e sulmoi gruan rome në Ferizaj

U bë shumë i përfolur rasti për sulmimin e gruas rome.

Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës të një të mituri nga Ferizaj, kundër caktimit të masës së ndalimit prej 30 ditësh.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 01.06.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 30 qershor, mbetet në fuqi”, theksohet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

I mituri po dyshohet për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor”, pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht një grua të komunitetit rom, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata s shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e ndalimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Apelit.