Keni bërë plane për sot, fillimisht shikojeni motin

Sot në Kosovë mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.