Kërkohet që Edi Rama të shpallet non grata në Kosovë

Sociologu Fadil Maloku ka thënë se Edi Rama, në Kosovë duhet të shpallet person non grata.

“Edi Rama, para se ta përkrah Mini Schengenin me sllavët (Serbinë që në preambullë të Kushtetutës së saj, ende i figuron Kosova si pjesë përbërëse ,dhe Maqedoninë, që në ‘barkun’ e vet sociopolitik e demografik, i ka mbi 35% shqiptar etnik?!) do të duhej më parë ta përkrahte bile qoftë edhe formalisht, Mini-Schengenin Shqiptar”, ka thënë Maloku.

“Por, ai e bën të kundërtën! Shihet ashiqare, që ky njeri, i rrethuar me këshilltarët më pro serbë… djallëzisht po punon për një mini Jugosllavi Ballkanike”, ka thënë ai.