Këto ishin fjalët e Haradinajt pas dorëheqjes në vitin 2005

Sot ishte dita e fundit e Ramush Haradinajt në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Pas ftesës që mori për intervistim nga Gjykata Speciale, Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e shefit të qeverisë.

Kjo nuk është hera e parë që lideri i AAK-së lëshon pozitën e kryeministrit. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2005, pasi ishte ftuar nga prokurorët e Hagës.

Në fjalimin e tij ku kishte dhënë dorëheqje Haradinaj kishte thënë se ai moment paraqiste një nga ditët më të vështira të jetës së tij.

“Kjo është një prej ditëve më të vështira të mia, por liria ka çmim të lartë dhe unë jetën time kam pasur edhe ditë të tjera të vështira”, qe shprehur Haradinaj.