Media e njohur ndërkombëtare prezente në varrimin e Admir Murataj

Gazeta Bild, më e madhja në Gjermani, vazhdon t’i bëjë jehonë historisë së grabitjes në Rinas.

Madje gazeta ka dërguar një grup për të raportuar nga Çeremi i Tropojës, ku është varrosur Admir Murataj, për të cilin thuhet se ishte kreu i bandës që kreu grabitjen spektakolare në Rinas.

Lexo edhe: Ja sa veta morën pjesën në varrimin e grabitësit Admir Murtaj

Për Bild ka folur edhe vëllai i Muratajt, Ceni.

Por edhe pse deri më tani thuhet se policia ia ka vrarë të vëllanë, ai premton hakmarrja ndaj miqve të Muratajt që ia hodhën trupin në rrugë.