Menduat se erdhi pranvera, e keni gabim

Menduat se erdhi pranvera, e keni gabim
Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Instituti njofton se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme

Dita e hënë dhe e martë paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistrojë temperaturat më të ulëta të javës, parashikon IHMK’ja.Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.