Momenti kur menaxheri i Azet voziste 300 km/h në rrugët e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndërruar jetë menaxheri i reperit Azet, Sefa Kaya.

Sefa Kaya ka qenë i njohur edhe më herët për publikun shqiptar, pasi që ka pasur nën menaxhim edhe artistë si Mozzik dhe Loredana Zefi.

Menaxheri i njohur po qëndronte në Kosovë për pushime, ndërsa rreth orës 05:00 së mëngjesit të sotëm, si pasojë e shpejtësisë së madhe është vetaksidentuar me ç’rast ka ndërruar jetë.

Ballkani.info ka raportuar para dy ditësh për ardhjen e Sefa Kaya në Kosovë, ku kishte postuar një Instastory me një veturë luksoze duke vozitur rreth 300 kilometra në orë.

E si duket dëshira për shpejtësinë, ka rezultuar fatale për menaxherin e njohur. /Ballkani.info

Video e postuar në Instastory të Sefa Kayas, dy ditë më parë në Kosovë: