Ndërron jetë një grua nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet vik–tima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Në mediat e Shqipërisë raportohet se ka ndërruar jetë e moshuara e cila ishte e infektuar me virusin vdekjeprurës.

75-vjeçarja kishte ardhur nga Italia dhe kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa sot ishte nisur drejt Tiranës.

Deri tani raportohet për 12 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri.