Policia arreston personin që po dyshohet se po tenton të grabisë fëmijë (Foto)

Ka dy ditë që fotografitë e një gruaje u bënë virale në rrjete sociale, me dyshimin se po ngacmon femra dhe fëmijë.

Policia sot rreth orës 09:30 ka intervistuar gruan “misterioze” në Sllatinë, njofton FaktePlus.

“Me datë 23/05/2019 rreth orës 19:25 ,Patrulla e S.P.Malishevë ka bërë identifikimin e personit te quajtur Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur ne gjuhet zyrtare te shtetit te Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën Gjermane. Sipas verifikimeve në bazën e të dhënave të Policisë është kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj, mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat qe e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll”.

Lidhur me këtë çështje është kontaktuar S.Policor Podujevë , sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor. Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë”.

“Me date 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rinj ( nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,,Runu ejjj Rrezik neper shtepia”.