Qosja ofendon fshatarët – kur vijnë në qytet zbatojnë ligjet e deleve dhe të pulave

Shkrimtari Rexhep Qosja ka shpërndarë një fragment, të cilin e ka cituar në romanin e tij. Ky shkrim i tij ka ngjallur shumë reagime, duke u konsideruar si ofendim të fshatarëve.
Qosja tregon se romanin e tij ka përfshirë një fragment nga autori Paolo Sorentino. Fragmenti flet për një fshatar që në moshën njëzet vjeçare zhvendoset në qytet, dhe e pushton atë.

Postimi i plotë i Qosjës:

Me prejardhje fshatare, Alberto arriti në Napoli në moshën njëzet vjeçare dhe e pushtoi si rrufeja që pushton thatësirën, si çdo fshatar që kurorëzohet me kryeqytetin.

Fshatari është i dështuar vetëm në qoftë se mbetet në fshat, por kur e zbulon qytetin, ai thjesht e pushton. Ndaj qytetarit në qytet zbaton ligjet e deleve dhe te pulave. Ndaj psikologjisë së koklavitur të politikanëve sillet si ndaj qenve që ruajnë tufat e deleve. Kjo është logjika e tij fitimtare. Me këtë logjikë ai e zhdukë çdo konkurrencë. Shtazët i bën njerëz, e njerëzit i bën shtazë.

Paolo Sorentino, Të gjithë kanë të drejtë (roman)

Fragment i cituar në romanin tim të ri që do të botohet pas disa muajve.

Rexhep Qosja