Thaçi apo Kurti? -Kush kujt i shënoi “gola politike”? (Karikaturë)

A i shënoi “gola politike” Thaçi – Kurtit? 

Pas pranimit të mandatarit të Kurtit nga ana e Thaçit, të cilit presioni publik i kreu goxha shumë punë, simpatizantët e Thaçit kanë filluar të ironizojnë me mandatarin për kryeministër.

Përmes serisë së karikaturave, këtë radhë është shfaqur një e re teksa Thaçi i shënon gol Kurtit.

Si duket kjo është si vazhdimësi e lajmit të ditë sot: propozimit dhe dekretimit të Kurtit si kandidat për kryeministër, i cili i shmangej përgjegjësisë vazhdimisht deri më tash.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njihet për qëndrimet e tij kategorike kundër Hashim Thaçit, duke premtuar madje edhe “shkurtimin” e mandatit të tij, më në fund u gjunjëzua sërish përballë autoritetit të tij si president.

Ditëve të fundit, Thaçi ia kishte rritur presionin publik Kurtit për të dorëzuar emrin e mandatarit dhe zhbllokimin e ngërçit.

Përkundër refuzimit të disa letrave të dërguara nga presidenti Thaçi në adresë të Kurtit, ky i fundit ishte arsyetuar se në momentin e parë që do ta ketë marrëveshjen me partnerin e koalicionit do t’ia dorëzonte emrin e mandatarit. Megjithatë, Kurti sot e bëri këtë edhe në mungesë të një marrëveshjeje politike, duke injoruar sërish komplet rolin e LDK-së në këtë procesin e ndërtimit të institucioneve të reja.