U raportua për rastin e parë me koronavirus në Kosovë, lajmi është i rrejshëm

Para pak minutash është raportuar se një person është infektuar me koronavirus dhe kjo, sipas disa mediave, është konfirmuar në QKUK.

Ishte portali “Arbresh.info” i cili raportoi me burime për rastin e parë me koronavirus në Kosovë, e pas saj edhe portal i njohur “Indeksonline” e plasoi lajmin.

Mirëpo, Reporteri.net ka biseduar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke e quajtur të rrejshëm lajmin.

“Nuk është e vërtetë. Lajm i rrejshëm, se nuk është testuar ende”, ka thënë zëdhënsja Era Pireva për Reporterin.