Vesna Mikic i drejtohet me një letër Haradinajt: Kjo është arsyeja e vërtetë pse më shkarkuat

Zëvendësministrja e shkarkuar e Drejtësisë, Vesna Mikic, iu është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, ku sipas saj, ka treguar arsyet e vërteta pse është shakrkuar nga qeveria e Kosovës.

Mikic në këtë letër thotë se nuk është e vërtetë se është shkarkuar për shkak të shkrimit të saj për NATO’n, por për shkak se qëllimi i Haradinajt ishte për t’i larguar përfaqësuesit serbë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe të cilët mendojnë me kokën e tyre.

“Ky veprim reflekton tendencën tuaj të hapur për të qenë i rrethuar nga serbë të ngjashëm të cilët, për arsye personale, do të ndjejnë të gjitha fyerjet dhe gënjeshtrat që ju i paraqisni në baza ditore në kurriz të popullit tim, që do të flasin vetëm atë që ju ua lejoni. Pra, e vërteta, sipas jush, është vetëm ajo që ju përshtatet dhe ajo që vetëm ju dëshironi ta dëgjoni”, shkruan Vesna Mikic në letrën e saj drejtuar Haradinajt dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Mikic ishte shkarkuar pas një postimi të saj në Facebook, në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe për shkak të dhunës arbitrare dhe spastrit etnik që kishin bërë mbi civilët shqiptarë.