Vetura godet këmbësorin, gjendja e tij e rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes , me ç’rast një person është lënduar rëndë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr se një veturë e ka goditur një këmbësor në fshatin Tërstenik të Drenasit.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, por gjendja e tij është e rëndë.