Vizat e punës në Gjermani, këto janë ndryshimet që sjellë ligji i ri

Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta – shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 marsi 2020 për viza pune.

DW: Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?

Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë, e cila viteve të fundit ka marrë një hov të madh. Gjetja e punës, gjetja e kurseve të gjuhës dhe njohja e diplomave janë pikat kryesore, me të cilat klientët vijnë këtu dhe që për ne janë shumë nxitëse dhe sfiduese.

Çfarë do sjellë ligji i ri i migracionit që do të hyjë në fuqi nga 1 mars i këtij viti në Gjermani?

Në Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune të pa zëna në sektorin e mjekësisë, veçanërisht përkujdesjen ndaj të moshuarve – infermeriesë. Gjermania ka mungesa të theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeverisës pati i idenë për ligjin e migrimit me qëllim plotësimin e këtyre vende pune vakante pune. Këtu bëjnë pjesë disa sektorë, në radhë të parë mjekësia, ndërtimtimi që pasohet nga gastronomia dhe pjesë të tjera, ku mungojnë prurjet. Ligji i ri hyn në fuqi në datën 1 mars të këtij viti dhe parashikon një emigracion të krahut profesional të punës nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara. Në ato profesione ku Gjermania ka nevojë akute për prurje të reja të nxisë migracionin e personave të kualifikiuar. Ky ligj u drejtohet në mënyrë të veçantë atyre që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë  të diplomuar ose kanë shkollë profesionale prej më së paku dy vjet.

Me futjen në fuqi të ligjit të ri për migracionin, a do të zvogëlohen problemet që migrantët hasin gjatë emigrimit?
Ne kemi problemin që si ambasadat në rajon e edhe në Shqipëri, si zyra për migracion e qytetit nga personi është nisur, kanë kapacitete shumë të kufizuara dhe është pikërisht çështja e informacioneve të mëtejshme që mungojnë. Mund ta imagjinojmë kështu, në zyrë të emigracionit çdo punonjës që i mbikqyr të ardhurit, ka 15 deri në 20 minuta kohë për çdo person, dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje të mëtejshme, por thjesht vetëm për nxerrjen e lejes së qëndrimit. Aty lind gjithmonë nevoja për informacione shtesë, për të cilat zyrat publike nuk kanë mundësi t’ua japin personave aplikues.  Në këtë rast vjen në funksion organizata që unë përfaqësoj Plan B që ka shumë partnerë të tjerë dhe organizata me të cilat bashkëpunojmë dhe ku drejtohen njerëzit për këshillime.