Vjosa Osmani flet për prapaskenat që çuan në rrëzimin e qeverisë Kurti

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur si vendim të papërgjegjshëm, mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Në një intervistë për emisionin “Desk” ajo ka thënë se nuk kanë mundur të bashkpunojnë me partitë tjera, përveç Vetëvendosjes, për shkak që sipas saj, partitë e tjera kanë bërë vjedhje dhe zhvatje të shtetit për përfitime politike.

“Përveç që s’jam pajtuar me mocionin për rrëzimin e qeverisë, për mendimin tim ka qenë vendim i papërgjegjshëm. Ne e kemi bërë të qartë se qeveria e ndryshimit bëhet vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, për shkak se partitë tjera, tashmë kishin bërë skandale e skandale, për përfitime personale, ka thënë Osmani.