Vuçiq, kjo është kërkesa që ia paraqita Amerikanëve për Kosovën

BERLIN, GERMANY - FEBRUARY 27: Serbias Prime Minister Aleksandar Vucic speaks at a press conference at the Chancellery, on February 27, 2018 in Berlin, Germany. Among other topics they talk about bilateral relations and regional questions. (Photo by Xander Heinl/Photothek via Getty Images)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuliuar detaje nga takimi me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë.Pozicionet tona janë të ndryshme, SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media.“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. Nëse nuk jeni në gjendje të transportoni një keks te një shtet tjetër, ku është kuptimi të bisedoni me ta”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.