Garë e çmendur, BMW ja bën bajat Lamborghinit, e mposht në mes të autostradës

BMW ja bën bajat Lamborghinit, e mposht në mes të autostradës.

Një garë interesantë është xhiruar nga një person, derisa BMW mposht një Lamborghini në garë të shpejtësisë, transmeton Gazeta Metro.

Diku në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, dy vetura të markave të ndryshme janë takuar në rrugë dhe ka dhënë show.

Një Lamborghini dhe një BMW kanë matur forcat, ku kjo e fundit i ka befasuar të gjithë.

Kjo pasi vetura italiane Lamborghini njihet si njëra ndër veturat më të shpejta, më të fuqishme dhe më luksoze.

Mirëpo në videon e xhiruar nga një pjesëmarrës i komunikacionit, shihet se qysh në start BMW e mposht dukshëm Lamborghinin.

Nuk bëhet e ditur se a ka qenë e modifikuar vetura BMW, vetëm se dihet që një model i tillë i Lamborghini mund të arrijë shpejtësinë mbi 350 km/h dhe pa dyshim që kjo garë ka qenë një garë ku shpejtësia ka qenë jashtë normales.