Nuk e kishim kuptuar deri më tani, por celulari ka një efekt shumë negativ!

Pothuajse gjysma e të rinjve të moshës 18- 24 vjeç ndihen më pak produktive dhe më të lodhur. Tashmë mësohet se shkaktar për këtë janë celularët!

Shkencëtarët thonë se përdorimi i telefonit celular shkakton pengesa gjatë përditshmërisë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Teknologjisë Queensland (QUT) zhvilluan një studim, ku sipas të dhënave 24% e femrave dhe 15% e meshkujve në Australi mund të kategorizohen si “përdorues problematikë të celularëve”.

Ata gjithashtu gjetën se 40.9% e personave mes 18 dhe 24 vjeç dhe 23.5% e atyre mes moshës 25 deri në 29 vjeç vuajnë pasojat e përdorimit të tepruar të celularëve.

Studimi zbuloi se celularët po ndikojnë gjithnjë e më shumë në aspektet e funksionimit të përditshmërisë për shkak të mungesës së gjumit dhe rritjes së shkeljeve të përgjegjësive.