Vozitësi i Ferrarit humb kontrollin, e bën veturën “copa”

Një shofer i Ferrari u kap në kamerë duke aksidentuar veturën e tij 225 mijë euroshe, kur doli jashtë kontrollit dhe u përplas në një pengesë betoni.

Pamjet u kapën pranë një kryqëzimi në PalaFlorio në rrethin e Japigia, Itali, ndërsa po binte shi, transmeton lajmi.net.

Në videon që është rishfaqur kohët e fundit në internet, Ferrari F458 Spider i kuq mund të shihet përpara, pasi shoferi futet në të majtë që të bashkohet në autostradë.

Makina sportive ngadalësohet dhe detyron shoferin të godasë një pengesë betoni, si rezultat i humbjes së drejtimit.

Ndiqini pamjet e siguruara nga dëshmitarët më poshtë.