Vasfije Krasniqi kthehet në vendin ku u dhunua seksu.alisht para 20 vitesh

Këtë pranverë po shënohet 20-vjetori i krim.eve të luftës në Kosovë. Gjatë këtyre ditëve janë shënuar përvjetorë të shumë masa.krave, vras.jeve, plago.sjeve, torturave e keqtrajtimeve dhe kri.meve tjera të luftës.

20-vjetorin e këtyre krim.eve e kujtojnë edhe shumë të mbijetuare të dhunës sek.suale gjatë luftës në Kosovë, por të cilët asnjëherë nuk u deklaruan publikisht për tmerret e përjetuara.

E mbijetuara e dhunës seks.uale gjatë luft.ës në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman, me ndihmën dhe mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës foli për herë të parë publikisht për përjetimin e saj gjatë luftës.

Më 14 prill 1999, Vasfije Krasniqi Goodman, në atë kohë 16-vjeçare, u rrëmbye nga një polic serb dhe u dërgua në fshatin Babimost të Komunës së Obiliqit, ku u dhu.nua seks.ualisht nga një oficer policor dhe një civil.

Në 20-vjetorin e këtij tmerri, Krasniqi ka vendosur që ta vizitojë vendin e kr.imit, ku përkundër përpjekjeve për të kërkuara drejtësi, dhun.uesit kanë mbetur të pandëshkuar.

Nesër, në ora 13:00, në një aktivitet vetëm për mediat, përfaqësuesit e QKRMT-së dhe aktivistë tjerë të të drejtave të njeriut, së bashku me Vasfije Krasniqi Goodman do të bëjnë një vizitë në vendin ku ka ndodhur kri.mi në fshatin Babimost ku vet Krasniqi do të ketë një fjalim rasti para të pranishmëve.