Gjermania dëbon 44 azilkërkues afganë

Sipas agjencisë së lajmeve, DPA, Gjermania e ka dëbuar një grup prej 44 azilkërkuesve nga Afganistani pasi kërkesat e tyre për azil u refuzuan nga autoritetet.

Dyzet e katër afganët arritën në atdheun e tyre të mërkurën. Ata janë pjesë e grupit të 28-të që është deportuar nga Gjermania brenda më pak se tre vjetësh.

Që nga dhjetori i vitit 2016, 720 afganë janë detyruar të kthehen në Afganistan.

Këto deportime ngjallin mjaft kundërthënie në Gjermani, ku analistët thonë se vendi i rrënuar nga lufta është shumë i rrezikshëm për azilkërkuesit.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 1366 civilë janë vrarë në Afganistan në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Për më tepër, organizata “Save the Children”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka thënë se secili fëmijë i lindur dhe i rritur në Afganistan në 18 vjetët e fundit e ka përjetuar luftën dhe është prekur nga ajo në mënyrë ta ndryshme.

Të hënën, së paku dhjetë civilë u vranë nga shpërthimi që ndodhi në provincën Nangarhar, shkruan “Free Europe”.