Ndjekje si nëpër filma, policia amerikane i vihet pas gruas që voziste me 160 km/h – në karriget e pasme kishte një foshnje

Një grua në Teksas të SHBA-ve është bërë kryelajm për shkak të një veprimi që është filmuar live nga televizionet amerikane, ku shihet duke u munduar t’i ikë patrullave të policisë derisa brenda veturës kishte foshnjën me vete.

Pamjet janë publikuar edhe nga Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas, ku Caitlyn Rodriguez, 29-vjeç, shihet duke vozitur me 160 kilometra në orë nëpër një autostradë, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër faktit që në karriget e pasme kishte të ulur foshnjën, këtë grua nuk e pengonte që të vozit me shpejtësi të madhe duke rrezikuar edhe të tjerët në komunikacion.

Duke ikur nga policia ajo në një moment humb kontrollin dhe përplaset me një veturë tjetër. Por, duket se kjo nuk i mjaftoi asaj, pasi tentoi të ikë nga vendi i ngjarjes së bashku me foshnjën.

Rodriguez tenton të futet në një veturë tjetër, por sërish dështon pasi e kapin policia. Sipas policisë së Teksasit, foshnja është në përkujdesin e shtetit, kurse mbi nënën e saj rëndojnë disa akuza përfshirë këtu edhe vozitjen e rrezikshme