Presidenti i rekordeve: 6 gjëra që bëri Obama për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë

6 gjëra që bëri Obama për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, por për të ka shumë gjëra që ndoshta nuk i dini dhe që e kanë bërë atë mjaft të populluar në të gjithë botën, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka fituar një Grammy, ka lexuar çdo libër të serisë Harry Potter, por gjithashtu edhe ka pirë pak. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 3 gjëra që Obama i ka bërë i pari në Shtëpinë e Bardhë:

1. Obama është i pari President amerikan që ka një llogari të vetën në Twitter dhe aktualisht ka mbi 41 milionë ndjekës.

2. Presidenti Obama është i pari President amerikan që futi birrën në Shtëpinë e Bardhë, duke e prodhuar vetë.

Është ‘White House Honey Ale’, dhe e ka bërë debutimin në një darkë presidenciale të vitit 2011. E prodhonin vetë kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë, por Obama, për të mos rënduar buxhetin pagoi personalisht për përbërësit e duhur për të fermentimin e pijes. Receta, mbeti sekrete për disa kohë përfshin edhe mjaltin e prodhuar nga kosheret e kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.

3. Barack Obama ka fituar një palë doreza boksi nga Muhammad Ali.

Në ditë kur vdiq Ali, Obama bëri homazhe dhe lartësoi veprën e tij! Duke theksuar se ende ruante një palë doreza boksi dhe një foto të tijën në studion e vet personale, në krahë të Zyrës Ovale, presidenti amerikan përshëndeti trajektoren jashtë norme të të riut Cassius Clay dhe rrugëtimin e tij shpirtëror që e dërgoi drejt islamit.

“Muhammed Ali tronditi botën. Dhe kjo ishte një gjë e mirë për gjithë botën. Dhe për të gjithë ne”,ishte shprehur Obama.

4. Është Presidenti i parë amerikan që miraton martesat e të njëjtit seks, por thotë se çështja ligjore duhet të jetë njëlloj në të gjitha shtetet.

5. Obama është Presidenti i parë që mund të mbajë pesha deri në 200 Lbs ( 80 kg).

6. Presidenti 44’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ishte presidenti i parë më ngjyrë shumë para se të bëhej i pari i amerikanëve.

Obama edhe si 28 vjeçar ishte presidenti i parë me ngjyrë gjatë ekzistencës 104 vjeçare asokohe të Harvardit dhe kjo detyrë konsiderohet si pozita më e lartë e studentit në Shkollën Juridike të Harvardit.