Ndodh edhe kjo, çifti martohen pas 50 vitesh fejesë, ja sa vjeç janë tani

Çifti martohen pas 50 vitesh fejesë.

Asnjëherë nuk është vonë për martesë nëse në altar shkon me personin e zemrës. Dëshmi janë ky çift italian, Mario Gigli dhe Maria Canu, të cilët kurorëzuan dashurinë pas 50 vitesh fejesë.

Mario sapo kishte lënë pas një martesë, ndërsa ajo 20 vite më e re me origjinë sarde, u takuan në Milano në 1972, ku Maria ishte shërbyese, dhe ranë në dashuri.

Tani ata kanë vendosur që është koha të ndërmarrin hapin e madh, të martohen.

Dhe kështu, Maria në moshën 71 vjeç dhe Mario 92 vjeç, pas gati një gjysmë shekulli fejesë, u paraqitën para këshilltarit të bashkisë dhe i thanë PO njëri-tjetrit.