Paralajmëroi përurimin e autostradës, komentuesi e bën ‘horë’ presidentin Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditë së djeshme ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij ‘Facebook‘ përmes së cilës ka përuruar autostradën ‘Arben Xhaferi‘.

Me këtë rast, i pari i vendit ka paralajmëruar se edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i kësaj autostrade.‘Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane! HTH’, ka shkruar ai.

Mirëpo, ajo që ka rënë më shumë në sy kanë qenë komentet e shumta në postimin që ai ka publikuar.

Pati edhe reagime të ashpra kundrejt presidentit, se pse nuk ka vende të reja të punës por shpenzohet buxheti për autostradë. Po ashtu kishte edhe pyetje se pse po ikin qytetarët e Kosovës nga vendi.Një koment nga një qytetare që mori vëmendje ishte:

‘Bravoooo ta gëzosh së bashku me Lumen se na hecum’, ku fjalën e ka për shumicën që po ikin nga Kosova në shtete të huaja.