Pse hapja e çadrës sjell fatkeqësi?

Pse hapja e çadrës sjell fatkeqësi?

Si lindi paragjykimi që hapja e çadrës në shtëpi sjell fatkeqësi?

Hapja e çadrës, pasqyrat e copëtuara, macet e zeza e shumë gjëra të tjera janë bartur me vite të tëra nga gjenerata në gjeneratë duke i konsideruar si fatkeqësi.

“Fajtorët” më të mëdha janë egjiptianët. Egjiptianët e lashtë mbanin ombrella papirusi dhe pendë në shtëpitë e tyre, dhe u shërbenin si simbol statusi.

Me sa duket hapja e çadrës në shtëpi do të zemëronte perëndinë e diellit Amon Ra.

Teoria tjetër në lidhje me çadrat thotë që egjiptianët mbanin çadra për të mbrojtur perëndinë e qiellit Nut, e cila mbronte banorët nga nxehtësia, thatësia dhe etja, transmeton KosovaPress.

Origjina e çadrave moderne është që nga shekulli 19 ku Samuel Fox pretendoi Pargon, një model me një kornizë çeliku dhe pëlhura si mëndafsh, pambuku dhe liri si mekanizëm që lehtëson hapjen.