Shen Valentini, mbi 100 mijë persona në Kosovë janë “singël”

Mbi 100 mijë persona në Kosovë janë “singël”

Nesër është dita ndërkombëtare të dashuruarve apo siç njihet ndryshe Shën Valentini.

Sipas një hulumtimi nga ‘Kerolli’, 17 mijë e 500 kosovarë janë në lidhje, transmeton Indeksonline.

Ky hulumtim që është bërë nga të dhënat e nxjerra në Facebook, thotë se 112 mijë njerëz në Kosovë janë singël, 68 përqind e tyre meshkuj.

Të martuar, sipas këtij hulumtimi, janë 160 mijë persona, kurse të fejuar janë 28 mijë persona.

Hulumtimi është bërë me të dhënat e 317 mijë e 500 personave që kanë deklaruar statusin e tyre në Facebook.