Shkencëtarët zbulojnë vendlindjen e saktë të mbarë Njerëzimit

Shkencëtarët zbulojnë vendlindjen e saktë të mbarë Njerëzimit.

Shkencëtarët kanë lokalizuar me saktësi një luginë lumore të pëlleshme në veriun e Botswanas si shtëpinë antike të të gjitha qenieve njerëzore.

Njerëzit më të hershëm anatomikisht modernë [Homo sapiensët] dolë në pah rreth 200 mijë vjet më parë në një tokë të lagësht e të madhe në lumin Zambezi dhe i cili ishte djepi i mbarë njerëzimit, ka zbuluar një studim i fundit.

Ky rajon – që po ashtu përfshin pjesë të Namibisë dhe Zimbambvesë së sotme – ishte shtëpia e një liqeni enorm ku jetuan para-ardhësit tanë për 70 mijë vjet rresht, sipas hulumtimit që u botua në revistën prestigjioze shkencore Nature, përkthen Periskopi.

Mes viteve 110 mijë deri në 130 mijë, klima filloi të ndryshonte dhe korridore të pëlleshme u hapën për të dalë nga kjo lugnajë. Për herë të parë popullata nisi të shpërndahej – duke i shtruar udhën migrimit të njerëzve modernë në Afrikë, e më pas edhe në mbarë botën.

Hulumtuesja kryesore, Vanessa Hayes, tha “Ka qenë e qartë për goxha kohë se njerëzit anatomikisht modernë u shfaqën në Afrikë rreth 200 mijë vjet më parë.”

“Ajo që është debatuar për shumë kohë ishte lokacioni ekzakt i vendlindjes së njerëzve të parë, i para-ardhësve tanë.” /Periskopi