E refuzuar nga 20 familje, vajza me sindromën ‘Down’ birësohet nga babai beqar

Alba e cila kishte vetëm 13 ditë që kishte lindur në Itali, prindërit e saj e dhanë për birësim pasi që vajza kishte sindromën ‘Down’, transmeton Gazeta Metro.

Pas refuzimit nga 20 familje për ta birësuar, historia e saj përfundoi me birësimin nga një baba beqar, i cili e mori vajzën disa javësh nën kujdesin e tij.

Luka Trapaneze, tashmë babai i Albës, e bëri këtë gjë të ditur pas botimit të librit ku përshkruhet jeta me vajzën, që sipas tij, hedh poshtë stereotipet për baballarët dhe familjen.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë mëdyshje në lidhje me këtë vendim, shkoi në spital dhe firmosi menjëherë sapo iu kishte miratuar e drejta e birësimit.

Në Itali sipas ligjeve për birësim shumë rrallë u jipen fëmijët prindërve beqarë, sidomos baballarëve, mirëpo rasti i Albës kishte nevojë për të dalur jashtë rregullave normale. /gazetametro.net