Sa herë duhet t’i ndryshojmë produktet kozmetike?

Produktet kozmetike mund t’ju shkaktojnë probleme me lëkurën nëse shkelni atë që njihet si “afati i skadencës”. Secila prej tyre ka një afat të caktuar përdorimi:

Rimeli

Duhet ta keni përdorur e hedhur pas 3 muajsh. Mos harroni se furça mund të mbledhë baktere kur e nxirrni jashtë nga tubi. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe skuqje.

Sa ju zgjat peneli ose lapsi

Sa zgjat një penel? Artistët e makijazhit përgjigjen 3 muaj. Penelët dhe lapsat e syve aplikohen në zona tepër delikate. Kështu që mos harroni datën se kur e keni blerë lapsin ose penelin dhe nëse 3 muaj kanë kaluar, duhet ta hidhni dhe të blini një të ri.

Kremi pudër

Makijazhi luan një rol shumë të rëndësishëm në rutinën tonë ditore të bukurisë. Sipas specialistëve, të gjitha makijazhet me bazë uji, pra të cilat janë të lëngshme, janë të prirura për baktere të cilat çojnë në infeksione. Për këtë arsye mbase duhet ta hidhni këtë produkt pas 6 muajsh ose maksimumi një vit.

Pluhurat për sytë

Nëse doni të mësoni kur t’i ndërroni, përgjigja e duhur është 3 muaj. Sipas artistëve të makijazhit duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur vjen puna tek produktet kremoze. Këtu rriten më shpejtë bakteret sesa në produkte me bazë pudër. Dhe sigurisht nëse aplikoni ngjyrat me gishta, rekomandohet t’i lani mirë duart me produkte antibakteriale para çdo aplikimi.