Shkenca: Lidhja nënë-bijë është lidhja më e fortë!

Një studim i kohëve të fundit, i publikuar në revistën shkencore Journal of Neuroscience, ka gjetur se lidhja mes nënës dhe bijës është lidhja më e fortë prej të gjitha lidhjeve prind-fëmijë.

Kjo është sepse përderisa lidhjet mes nënave dhe djemve, baballarëve dhe vajzave, ose baballarëve dhe djemve mund të jenë të ndërtuara në baza të forta të dashurisë, këto lidhje nuk janë çdoherë të forta në pjesën e empatisë. Sipas studimit, përgjegjës për këtë është kimia e trurit. Sipas studimit, që është kryer në 35 familje, pjesa e trurit që rregullon emocionet është më e ngjashme mes nënës dhe bijës sesa mes kujtdo tjetër.

Kjo do të thotë se nëna më së mirë mund të të kuptojë, sepse ajo mund ta vendos veten në vendin tënd. Kjo i spjegon edhe ato situata kur ju keni konflikte. Sepse anët e njejta të magnetit e dëbojnë njëra-tjetrën.

Studimi ka nxjerrë në pah edhe se përvojat e shëndetit mendor të nënës mund të kenë ndikim në shëndetin mendor të bijës.

Megjithëse baza e këtij studimi ka qenë e vogël, ka edhe shumë studime tjera që kanë hulumtuar mbi lidhjen e fortë nënë-bijë. Një studim tjetër ka nxjerr në pah se nënat i favorizojnë vajzat dhe baballarët i favorizojnë djemt për shkak të përvojave të njejta.

Lidhja mes nënës dhe bijes mbetet më e forta e të gjitha lidhjeve gjatë gjithë jetës. E tani e kuptuam që kjo nuk është veç çështje zemre, por edhe truri.

Autore: Emily Glover

Përshtatja: supergratë