Zbokth në vetulla? Ja këshillat që duhen mbajtur “vath në vesh”

Përgjithësisht zbokthi në vetulla apo kudo tjetër ku ka qime, është tepër irritues.

Në mënyrë që ju ta mbani nën kontroll, dermatologia Ilyse Lefkowicz sqaron se pikësëpari duhet që ta trajtoni zbokthin me shampo të posaçme anti-zbokth. Nëse lëkura është tepër e acaruar atëherë duhet menjëherë që të drejtoheni tek një dermatolog specialist.

Një faktor i cili përkeqëson gjendjen tuaj dhe që duhet me patjetër që t’i kushtoni rëndësi është stresi. Mundohuni që t’i hiqni mendimet negative dhe herë pas here t’i ushqeni vetes ndjenja pozitive.

Mos e pastroni vetullën (mos hiqni qimet) nëse zbokthi është prezent dhe lëkura është e irrituar! Gjithashtu mundohuni që të shmangni kremrat anti-rrudhë pasi realisht do bëjnë që lëkura të acarohet më keq.

Njëherazi duhet me çdo kusht të shmangni dushin e nxehtë, këtë duhet ta keni mirë parasysh…