A jeni gati për super këngën nga Merita Latifi?

“Pse spo dalim” kështu do të quhet kënga e re që do të vijë nga këngëtarja Merita Latifi.

Ky projekt është prodhim i MProduction me tekst dhe muzikë nga Fatmir Muja e orkestrim nga Miti Geci nën kujdesin e MProduction e ku do të ketë një super klip.

Merita në këtë video duket mjaft bukur pasi për grimin është kujdesur Ammoria Studio e pritet të jetë një hit i kësaj vere.