Ajola na përloti të gjithëve! Tregon çfarë i kërkoi babai i saj pak ditë përpara se të ndërronte jetë

Më datën 24 shkurt të këtij viti babai i Ajola Xoxës, Arben Xoxa ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Pas humbjes së të atit, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, herë pas here bën në llogarinë e saj në Instagram dedikime nga më të ndryshmet të cilat vërtet janë mjaft të ndjera dhe prekëse.

Image result for Ajola Xoxës, Arben Xoxa

Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të shkrepur gjatë Ballos Vieneze në Tiranë, ku shfaqet duke vallëzuar me Erionin.

Mirëpo, çdo vallëzim, i kujton babanë Ajolës. Vetëm pak ditë përpara se të ndërronte jetë, babai i kishte zgjatur dorën dhe i kishte kërkuar që të kërcente me të, por fatkeqësisht ëndrra nuk iu bë realitet.

“Pak ditë përpara se të ndërronte jetë, në momentet e fundit të ndërgjegjshme, atëherë kur ëndrra i përzihej me realitetin, shtrirë në një krevat spitali, babi më zgjati dorën dhe më tha: A do kërcesh me mua? Ne nuk kërcyem dot atë pasdite e kurrë më, sepse ai nuk mundi më të ngrihej në këmbë. Por unë do të kërcej përgjithmonë me ty dhe për ty babi. Do ta nderoj çdo ditë jete, çdo çast të bukur, ashtu siç më ke mësuar, sepse jeta është dashuri po aq sa ç’është edhe dhimbje. Ti je përgjithmonë me mua dhe në mua, në çdo vallëzim, në çdo rrëzim, në çdo ringritje. Dhe do të përlotem me çdo vajzë që e shoh të vallëzojë me babain e saj. Dhe kur një ditë të shfaqet edhe për mua ai tuneli i gjatë me dritë, do të të zgjas dorën e do të të them: Eja të vallëzojmë bashkë!”- shkruan Ajola e cila na përloti të gjithëve!