“Cilën do më shumë, Anitën apo nanën?” Përgjigja e Ramush Haradinaj na preku të gjithëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” prej ku rrëfeu disa nga sfidat që ka kaluar në jetë, konkretisht gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo një pyetje e cila ishte mjaft pikante, dhe që do ia bënte bashkëshortja e tij nëse do ta kishte të ftuar ishte: “Cilën do më shumë, Anitën apo nanën?”

Haradinaj zgjodhi nënën e tij, siç pritej, mirëpo arsyeja se përse e zgjodhi ishte prekëse: “E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj!”

Jemi më se të bindur se Anita është shumë dakord me këtë përgjigje, dhe madje krenare për të